Abidal: Vilanova ishte një luftëtar i madh

Eric Abidal e konsideron si një luftëtar të madh ish trajnerin e tij, Tito Vilanova, i cili ndërroi jetë të enjten. Mbrojtësi francez, i cili po ashtu luftoi kundër kancerit, thotë se nuk do të harrojë kurrë Titon.

Sport

27/04/2014 15:35

Në fund të fitores së Monacos ndaj Ajaccios (4:1), mbrojtësi i majtë francez, Eric Abidal, i ka bërë homazhe Tito Vilanovas, trajnerit spanjoll i cili ndërroi jetë të enjten, pasi e humbi betejën me kancerin.

Edhe ish futbollisti i Barcelonës kishte probleme të njëjta, por ia doli ta mposht kancerin në mëlçi, duke e transplantuar atë.

“E kishim një luftë kundër të njëjtës sëmundje dhe ai ishte një luftëtar i madh”, deklaroi fillimisht Abidal për televizionin francez, Canal +.

“Do të mbetet gjithmonë në zemrat dhe mendjet tona, ishte një person i shkëlqyer. Tash po mendoj për familjen e tij, shpresoj të bëhen të fortë”, përfundoi futbollisti i Monacos.