A jeni gati për betejën Wilder – Ortiz? Mësoni orën e meçit dhe kanalet që e transmetojnë

Dashamirët e sportit të boksit në orët e para të mëngjesit të ditës së diel i pret një luftë e jashtëzakonshme.

Sport

03/03/2018 23:59

Dy boksierë që nuk dinë për humbje në karrierën e tyre, do të ngjiten në ring për të luftuar për titullin kampion të WBC-së për pesha të rënda.

Bëhet fjalë për Deontay Wilder dhe Luis Ortiz.

Meçi mes këtyre dyve, zhvillohet pas orës 4:30 të mëngjesit të ditës së diel. Sky Sports dhe Sky Sports Action e transmetojnë këtë duel./Lajmi.net/