A e vëreni mungesën e Ronaldos? Kjo është përgjigja e Isco

Isco Alarcon ka dhënë një përgjigje mjaft interesante kur është pyetur nëse i’u mungon Cristiano Ronaldo.

Sport

22/10/2018 16:28

Mesfushori spanjoll ka bërë të ditur se ata nuk mund të qëndrojnë në të kaluarën dhe nuk ka kalkulime në emrin e portugezit, transmeton lajmi.net.

“Më mungon Bale apo Carvajal kur nuk janë këtu. Ka plot zgjidhje për të shënuar gola, nuk mund të qajmë për dikë që nuk donte të ishte këtu” ka thënë Isco.

Kujtojmë se që nga largimi i CR7 nga “Santiago Bernabeu”, madrilenët janë duke kaluar në një krizë. /Lajmi.net/