A e dini kur zhvillohen ndeshjet mes Trepçës ’89 dhe Vikingur?

Trepça '89 e ka mësuar kundërshtarin e parë Ligën e Kampionëve, pas shortit të mbajtur sot në UEFA.

Sport

19/06/2017 12:38

Ekipi mitrovicas do të takohet me skuadrën Vikingur nga Ishujt Faroe.

Por, a e dini kur do të zhvillohen dy ndeshjet?

Takimi i parë në Ishujt Faroe do të luhet më 27 ose 28 qershor.

Ndërkohë, ndeshja e kthimit në Mitrovicë, më 3 ose 4 korrik. /Lajmi.net/