A e dini arsyen interesante pse Bayerni e ka të bllokuar numrin 12 të fanellës?

Shumë skuadra të futbollit vendosin të bllokojnë një numër në fanellë.

Sport

05/05/2017 21:31

Ai numër bllokohet përjetësisht, dhe nuk ka të drejtë ta merr asnjë lojtar.

Një pjesë e madhe e skuadrave këtë veprim e bëjnë për futbollistët legjendar të tyre që pensionohen nga futbolli, në një mënyrë për t’i falënderuar për kontributin e madh të dhënë në skuadrën e caktuar.

Por, bllokimin më interesant të një numri në fanellë e ka Bayern Munich.

Gjiganti bavarez e ka bllokuar numrin 12-të, me arsyen se ky numër ju takon tifozëve, duke i konsideruar si lojtarin e 12-të të klubit./Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6