A duhet të përdorim aspirin?

Pilula e fuqishme mund të zvogëlojë rrezikun e sulmeve në zemër dhe në tru, por ju duhet të mendoni dy herë para se ta merrni një të tillë, nëse ju duhet të merrni aspirinë çdo ditë varet nga mosha juaj, lexoni më poshtë udhzimet.

Lifestyle

28/01/2016 00:21

Jeni 40 vjeç? Në asnjë mënyrë

Ka pak dëshmi se një aspirin në ditë zvoglon rrezikun nga sulmi në tru dhe në zemër. Madje ato mund të ju lëndojnë në mënyra të ndryshme si të lidhurat në stomak dhe gjakderdhja gastrointestinale.

Jeni 50 vjeç? Ndoshta

Nëse ju jeni në rrezik të lartë nga sëmundjet e zemres, atëherë mund të kshilloheni me mjekun për të marrë një pilulë aspirin në ditë sepse me kalimin e kohës ajo bën parandalimin e bllokimit të arterieve.

Jeni 60 vjeç? Ndoshta

Në këtë moshë efektet anësore fillojnë të shpeshtohen andaj çdo gjë duhet të konsultohet me mjekun tuaj.

Jeni 70 vjeç? Konsultohu me mjekun

Mosha juaj natyrisht se ka nevojë për më shumë medikamente por edhe organizmi bëhet më i ndjeshëm andaj çdo gjë duhet t’a diskutoni me mjekun tuaj./Lajmi.net