A do të largohet Messi nga Kombëtarja? Flet kryetari i Federatës

.

Sport

25/07/2018 20:51

Presidenti i Federatës së Futbollit të Argjentinës, Claudio Tapia, ka folur për gjendjen e Leo Messit pas Botërorit.

Ai tha që Messi është shumë i rëndësishëm për Kombëtaren në aspektin financiar, përcjellë “Lajmi.net”.

“Emocionalisht, kjo goditje duhet të ketë qenë shumë e vështirë për të, por Argjentina ka nevojë për atë. Nga pikëpamja financiare, Messi është shumë i rëndësishëm për AFA. Mendoj se Messi do të vazhdojë, ne kemi shumë besim tek ai”, deklaroi Tapia.

“Ne kemi një marrëdhënie të mire. Ai është në pushime dhe duke shijuar gjithçka me familjen e tij, nuk kemi folur fare rreth Kupës së Botës, duhet ta lëmë atë vetëm, le të mbledhë mendimet, të fillojë sezonin në Spanjë dhe të shohim se çfarë do të ndodhë vitin e ardhshëm”, shtoi ai. /Lajmi.net/

mesi