A do të jetë ky kundërshtari i Realit në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve?

Real Madrid rrezikon të takohet me rivalin më të madh, Barcelonën, në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve.

Sport

09/03/2017 15:53

Real Madrid u kualifikua në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve pas fitores me rezultat të përgjithshëm 6:2 ndaj Napolit.

Atje siguroi një vend edhe rivali i madh Barcelona që fitoi ndaj Paris Saint-Germain 6:5, pas dy dueleve, përcjell “lajmi.net”.

Andaj, në shortin e fazës së ardhshme të garës mund të kemi “El Clasico”.

Barcelona dhe Real Madrid – njësoj si skuadrat tjera nga i njëjti shtet – tani mund të ndeshen mes vete në shortin e Ligës së Kampionëve. /Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6