A dëshironi që Reali gjithmonë të humbas? Përgjigjet Messi – Lajmi.net
A dëshironi që Reali gjithmonë të humbas? Përgjigjet Messi
Autori: Lajmi.net La LigaLajme futbolliSport 10:18, 10 June 2018
Lionel Messi ka dhënë një intervistë të gjatë për medien spanjolle ‘Sport.es’.

Pesë herë fituesi i Topit të Artë do të jetë me Argjentinën në Kupën e Botës në Rusi.

Para nisjes për në Rusi, Messi është deklaruar për ‘Sport.es’, rreth karrierës së tij, sezonit të kaluar dhe prioriteteve.

Njëra nga pyetjet që iu parashtrua Messit, kishte të bënte edhe me Real Madridin.

“Siç thotë Alba, a dëshironi që Madridi gjithmonë të humbas”?

“Unë dua të fitoj. Ajo që bëjnë ekipet tjera mua nuk më intereson”, është përgjigjur Messi.

“Si një lojtar i Barcelonës, edhe kur të largohem, unë nuk dua që rivali ynë të fitojë. Por, para se gjithash, unë dua të fitoj për vete”./Lajmi.net/

Fotolajm

Rozana Radi provokon nga pasqyra, shfaq gjoksin më shumë se ç’duhet
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO