56 milionë euro për De Bruynen
Manchester City ka paraqitur ofertë me vlerë prej 56 milionë euro për transferimin e mesfushorit të Wolfsburgut, Kevin de Bruyne.
Merkato
Manchester City është i interesuar për transferimin e mesfushorit të Wolfsburgut, Kevin de Bruyne.
Sipas të përditshmes britanike “Daily Telegraph”, “Citizens” janë të gatshëm të paguajnë 56 milionë euro për blerjen e reprezentuesit belg.
De Bruyne ka shkëlqyer me paraqitjet e tij në Wolfsburg gjatë edicionit të shkuar.
Dhe, kjo ka bërë që ai të kërkohet nga disa prej klubeve më të mëdha në Evropë.