27 milionë dollarë për një nëndetëse luksi

Për milionerët përreth botës nuk është më në modë që të kenë një jaht luksoz të tyrin, shumë shpejt ata do kenë edhe nëndetëse luksi nën pronësi.

Auto & Tek

28/09/2017 20:23

Nëndetësja luksoze 27 milionë dollarëshe, Neyk, është në gjendje që të zhytet deri në 150 metra.

Prodhimi i Neyk është një bashkëpunim midis kompanive Rolls-Royce, Nëndetëset Ocean, MTU dhe Bosch. Gjatësia e tyre varion nga 19-24 metra dhe mund të mbajë deri në 20 pasagjerë, këta të fundit do të kenë edhe një fushëpamje prej 270 gradësh.

Prototipi i parë i kësaj nëndetëse do të jetë gati për shitje në janar të vitit të ardhshëm 2018, e në të do të ketë një bibliotekë të vogël dhe pa harruar edhe një bar. /albeu.com/

3 4 5 6 7 314375