2017, viti i lamtumirave në futboll

Viti 2018 nuk mund të jetë i njëjtë për futbollin.

Sport

01/01/2018 22:31

Tifozët e këtij sporti që është më i popullarizuari nuk do të kenë mundësinë të shohin sërish në fushë lojtarë që i dhanë shumë këtij sporti.

Fitues të Topit të Artë, Kupës së Botës, Kupës së Evropës e të tjerë trofeve të rëndësishëm, janë pensionuar nga futbolli.

Kur jemi te lamtumirat, një nga më emocionuesit ishte ajo e Francesco Tottit, që pas 19 viteve u largua nga Roma e tij, në të cilën skuadër kaloi gjithë karrierën.

Dita e pensionimit të Tottit, nuk ishte emocionuese dhe e vështirë vetëm për tifozët e Romës, por për tifozët e gjithë futbollit, që përdornin yllin italian si shembull të besnikërisë ndaj skuadrës, sidomos në zhvillimet e fundit në futboll.

Philippe Lahm, Xabi Alonso, Dirk Kuyt, Kaka, Andrea Pirlo e Frank Lampard, janë legjendat tjera që u pensionuan nga futbolli në vitin 2017./Lajmi.net/

Franceso Totti

sksdk

Xabi Alonso

Kaka

Andrea Pirlo

 

Philipp Lahm

Dirk Kuyt