2014 Chevrolet Camaro ZL1 në rrugë

Jo shumë muaj më parë, Chevrolet kishte zbuluar modelin Camaro ZL1 2014, dhe tani ai ka dalur zyrtarisht në rrugë.

Auto & Tek

26/08/2014 13:00

Duke konsideruar përformancat që vetura Chevrolet Camaro ZL1 i ka, ajo po cilësohet si njëra ndër veturat më të bukura të zbuluara këtë vit.

Inxhinierët e Camaro punuan në këtë model mjaft, por nuk mundën që ta zvogëlojnë peshën e saj në mënyrë dramatike, kështu që klientët duhet të presin deri tek në modelin e ardhshëm të Cadillac, transmeton Lajmi.net.

Camaro ZL1 ndryshon në formacionin e veturave të Cadillac, pasi që ajo është e stilit sport të klasës botërore.

Ajo që e bën të veçantë veturën është fuqia elektrike e asistuar, për ta zvogëluar përdorimin e karburantit.

Vetura ka një motor 6.2 litërsh turbo V8, që prodhon 580 kuaj-fuqi dhe 556 çifte rrotulluese. Për të arritur shpejtësinë maksimale, vetura vepron përmes boshtit të 6 shpejtësive manuale.

Vetura ka dalur në shitje me një çmim prej $57,800.