15.000 flamuj në miqësoren Kosova–Senegali

Shqiptarët nga mbarë Evropa do të udhëtojnë të dielën drejt Zvicrës, për ta ndjekur nga afër miqësoren ndërmjet Kosovës dhe Senegalit. Në këtë ndeshje pritet të shpalosen 15 mijë flamuj.

Sport

19/05/2014 22:45

Tifozët shqiptarë nga diaspora po e presin me padurim miqësoren ndërmjet Përfaqësueses së Kosovës dhe asaj të Senegalit, e cila do të zhvillohet në fundjavë.

Tifozë nga mbarë Evropa do t’ia mësyjnë Gjenevës të dielën, për ta ndjekur ekipin e tyre të zemrës, për herë të parë që nga leja që FFK e mori nga FIFA në muajin janar të këtij viti.

Për ta bërë sa më madhështore këtë ndeshje, organizatorët janë duke i përgatitur 15 mijë flamuj të Kosovës, të cilët do të valëviten gjatë ndeshjes me ekipin afrikan.

Ndërkohë, Kosova do të luajë me Turqinë të mërkurën në Mitrovicë.