Perez merr lajmin më të keq të vitit

Florentino Perez ka dalur "katastrofik" në një sondazh të gazetës spanjolle "Marca".

Sport

29/02/2016 17:58

Në pyetjen se kush është fajtori kryesor për dështimin e Realit këtë sezon, tifozët kanë pasur mundësi të zgjedhin katër opsione: Florentino Perez, Rafa Benitez, Zinedine Zidane apo futbollistët.

Plot 58.07% e votave kanë shkuar për Perezin, që konsiderohet fajtori i këtij Reali kaq të dobët që po e shohim këtë edicion, përcjellë “Lajmi.net”.

Në vendin e dytë janë renditur futbollistët me 32.66%, pastaj Benitez me 5.86% dhe Zidane me 3.40%.