Tifoz i kujt është krijuesi i Facebookut? (FOTO)

Mark Zuckenberg ka simpati të madhe për klubin e Barcelonës.

Sport

25/02/2016 16:59

Krijuesi i rrjetit social Facebook, e ka pritur në një darkë të mërkurën në mbrëmje mbrojtësin e katalunasve, Gerard Pique.

Ky i fundit ia ka dhuruar një byzylyk gruas së Zuckerbergut, Priscilla Chan, e cila e kishte ditëlindjen, përcjellë “Lajmi.net”.

Ata darkuan në “Hotel Cotton House”, ndërsa fotografitë i ka shpërndarë e përditëshmja katalunase, “Mundo Deportivo”.