Pichichi? Ja çfarë thotë Enrique

Luis Enrique ka folur për golashënuesin e sezonit në La Liga dhe i ka përgëzuar futbollistët e Bracelonës, për mos-rënie në provokime nga tifozët e Sportingut të Gijonit.

Sport

19/02/2016 16:16

Trajneri i katalunasve e ka quajtur këtë fakt si vendimtar në suksesin e Barcës.

“Ka pasur shumë fyerje dhe i përgëzoj futbollistët e mi dhe pjesën tjetër të ekspeditës, që nuk ra në provokime”, deklaroi Enrique, përcjellë “Lajmi.net”.

“Pichichi? Ai është një çmim individual, për mua ka rëndësi grupi. Qëllimi është për të fituar dhe për të marrë tri pikët”, shtoi Enrique.