100 milionë për Coutinhon, përgjigjet Liverpooli

Liverpooli nuk e ka ndërmend të heq dorë nga ylli i skuadrës, Philippe Coutinho.

Sport

01/08/2017 07:46

Drejtuesit e Barcelonës janë në kërkim të një anësori, sepse me shumë mundësi Neymar do të transferohet në PSG.

Dëshira kryesore e tyre është Philippe Coutinho i Liverpoolit, por skuadra angleze nuk dëshiron ta shes.

Sipas gazetarit të RMCSport, Mohamed Bouhafsi, Barcelona nga 80 milionë euro ka rritur ofertën për brazilianin në 100 milionë euro. Por, edhe kjo ofertë është refuzuar nga Liverpool.

Edhe Jurgen Klopp një ditë më parë gjatë konferencës para turneut ‘Audi Cup’ ia bëri të ditur Barcelonës së Coutinho nuk largohet./Lajmi.net/