10 portierët që kanë mbrojtur më shumë penallti në dekadën e fundit

Padyshim që në ligat e ndryshme europiane, bëjnë pjesë portierët më të mirë të botës. Lajm.net ka sjellur një listë prej 10 portierëve që kanë pritur më shumë penallti në dekadën e fundit.

Sport

10/11/2014 19:49

Ne sapo kemi formuar një listë prej 10 portierëve  të cilët kanë pritur më shumë penallti gjatë dekadës së fundit në ligat e ndryshme europiane.

Listës i prinë, portieri i Interit, Samir Handanovic i cili me penalltinë e mbrojtur në ndeshjen e djeshme kundër Veronas, e dërgoi në 20 totalin e penalltive të pritura në dekadën e fundit.

Hapësira ndërmjet vendit të parë dhe vendit të dytë është dukshëm e madhe, pasi në vendin e dytë është Diego Alves me 13 penallti të pritura.

Lista:

1. Samir Handanovic – 20 penallti të pritura

2. Diego Alves – 13 penallti të pritura

3. Andres Palop – 11 penallti të pritura

4. Julio Cesar – 10 penallti të pritura

5. Teddy Richert – 8 penallti të pritura

6. Victor Valdes – 8 penallti të pritura

7. Stefano Sorrentino – 8 penallti të pritura

8. Bernd Leno – 8 penallti të pritura

9. Steve Mandanda – 8 penallti të pritura

10. Cedric Carrasso – 8 penallti të pritura