​Si të zbardhni dhëmbët me lëvoren e bananes

Kontrollet tek dentisti është e preferueshme që të jenë sa më shpeshta, në mënyrë që të kemi dhëmbë sa më të bardhë. Por, kontrollet e shpeshta mund t’ju kushtojnë qindra euro, përderisa ekzistojnë preparate shtëpiake, të cilat ua zbardhin dhëmbët dhe i bëjnë ata të duken mahnitës.

Lifestyle

01/06/2016 21:32

Krejt çka ju duhet për dhëmbë të bardhë është një lëvore e qëruar e bananes, një brushë dhe një pastë dhëmbësh.

Fillimisht pastroni apo fshini anën e butë të lëvores në dhëmbët tuaj. Mundohuni të mbani larg mishin e gojës si dhe buzët nga pasta për rreth 10 minuta. Pasi të afrohet koha e duhur, merrni një brushë të dhëmbëve dhe aplikoni pastë në dhëmbët tuaj.

Pastaj duhet t’i lani dhëmbët ashtu si zakonisht, me pastë të dhëmbëve dhe ujë për të hequr pastën e krijuar me banane.

Këtë gjë praktikoni të paktën një herë në dy javë dhe do të shihni rezultatet në dhëmbët tuaj.