Baily: Falja masive pengesë në rrugën euro-atlantike të Maqedonisë
Pas takimit me presidentin e Maqedonisë ambasadori i SHBA-ve në Shkupt Jess Baily ka shkruar një porosi të shkurtër në llogarinë e tij në Twitter.

Lajme
Ambasadori amerikan ka thënë se falja masive nga Ivanov llogaritet si mosndëshkim.
“Falja masive mund të llogaritet si mosndëshkim dhe është njësoj sikurse pengesa për zgjedhje të besueshme dhe pengesa për rrugën euro-atlantike të vendit”, ka shkruan Baily.
Më tej ai thotë se e drejtë fundamentale e demokracisë janë protestat paqësore, e jo ato vandaliste dhe të dhunshme.