Zyrtari i Barcelonës: De Ligt zgjodhi Juventusin për para
Matthijs De Ligt ka qenë një nga temat kryesore të merkatos së verës, me lojtarin që lidhej me një kalim tek Barca, PSG e në fund zgjodhi Juventusin.
Sport
Drejtuesit e Barcelonës janë të bindur se lojtari këtë zgjedhje e bëri vetëm për përfitime ekonomike, duke u ndihmuar edhe nga ligji italian për taksat.
“Ne i kemi bërë një ofertë, por ai preferoi të shkonte tek Juventus, ku taksat e lejojnë të fitojë më shumë” ka thënë Oscar Grau, transmeton lajmi.net.
Barcelona ishte favoritja deri në momentet e fundit, kur Juventus shkoi ‘All in’ për lojtarin holandez.
De Ligt nuk e ka nisur aq mirë me skuadrën e re, duke pranuar shumë kritika, sidomos pas ndeshjes me Napoli, ku gaboi në dy raste kur Juve pranonte golat./Lajmi.net/