ZYRTARE: White mungon ndaj Chelsea shkaku i COVID-19

Arsenal ka bërë publike formacionin bazë kundër Chelseas.

Sport

22/08/2021 16:39

Në listën e lojtarëve që do jenë titullar ose zëvendësues, mungon transferimi më i fundit Ben White, që kushtoi hiq më pak se 50 milionë euro, transmeton lajmi.net.

Mungesa e lojtarit mesa duket është shkaku i COVID-19.

Këtë e konfirmoi klubi përmes një komunikate, derisa mungojnë edhe yjet e tjerë si Hector Bellerin që është i lënduar apo edhe Gabriel.

Ndeshja mes dy rivalëve londinez zhvillohet në “Emirates” me fillim nga 17:30./Lajmi.net/