ZYRTARE: Valencia transferon përfundimisht Kondogbian nga Interi
Geoffrey Kondogbia edhe zyrtarisht është lojtar i Valencias.
Sport
Skuadra spanjolle ka ushtruar mundësinë e tyre për të nënshkruar me mesfushorin francez, që vitin e kaluar e kishin marrë huazim nga Interi.
Për Kondogbian, Valencia i ka paguar 25 milionë euro skuadrës italiane.
“Valencia ka ushtruar këtë të enjte drejtën klauzolës së tyre të blerjes në marrëveshjen e huazimit të Geoffrey Kondgobia nga Interin.Francezi ka vënë lapsin mbi letër në një kontratë me klubin që shtrihet deri në vitin 2022”, thuhet në njoftimin e skuadrës së Valencias.
“Klauzola e lirimit të Kondogbias do të jetë 80 milionë euro”./Lajmi.net/