ZYRTARE: Shpëtimtari i Guardiolas mbërrin në Mançester (FOTO)
Gabriel Jesus sot ka mbërritur në Angli, për të filluar aventurën te skuadra e tij e re, Manchester City.

Sport
Braziliani i ri, verën e kaluar pati nënshkruar për Manchester Cityn, por ishte lënë te Palmerias deri në fund këtij edicioni, ku ndihmoi skuadrën braziliane në fitimin e titullit të parë pas 22 viteve.
19 vjeçari për të cilin City ka paguar 27 milionë funte, sot ka shkelur në aeroportin e Mançesterit.
Jesus pritet të jetë i gatshëm për të ndihmuar Cityn në pjesën tjetër të sezonit, derisa ‘DailyMail’ ka shkuar aq larg duke e etiketuar si shpëtimtari i Pep Guardiolas, përcjell lajmi.net.