ZYRTARE: Roma emëron trajnerin e ri

Romët e ka emëruar Paulo Fonsecan si trajnerin e tyre të ri, ndërsa portugezi ka arritur një marrëveshje dyvjeçare me klubin e Serie A që përfshin opsionin edhe për një vjet.

Sport

11/06/2019 10:27

46-vjeçari trashëgon vendin nga Claudio Ranieri, i cili kishte marrë romakët në gjysmën e sezonit 2018/19 vetëm përkohësisht.

Fonseca ka shpenzuar shumicën dërrmuese të karrierës së tij deri më sot në Portugali, duke marrë drejtimin e Portos dhe Bragës, përcjell lajmi.net.

Tre vitet e fundit, megjithatë, kanë dhënë një shtysë produktive në Ukrainë me Shakhtar Donetsk.

Ai tani është duke nisur një sfidë të re, me presidentin e Romës Jim Pallotta që është shprehur tejet i lumtur me emërimin e Fonsecas në stolin e ‘Verdhekuqëve’.

“Ne jemi të kënaqur për të mirëpritur Paulo Fonseca në klub. Paulo është një trajneri i ri dhe me shumë ambicie, ka një mentalitet fitues dhe loja e tij do entuziazmojë tifozët tanë”, deklaroi Pallotta për faqen zyrtare të klubit. /Lajmi.net/