ZYRTARE: Rodgers trajner i skuadrës së madhe nga Premierliga

Brendan Rodgers është rikthyer në Premierligë.

Sport

26/02/2019 19:52

Leicester City ka konfirmuar se ka arritur marrëveshje me trajnerin Brendan Rodgers, për t’ia besuar drejtimin e skuadrës.

Në njoftimin e Leicester City thuhet se Rodgers ka nënshkruar kontratë të vlefshme për tre vite e gjysmë.

Te Leicester City, Brendan Rodgers do të zëvendësojë të shkarkuarin Claude Paul.

Kujtojmë se Rodgers në të kaluarën në Premierligë ka drejtuar skuadrën e Liverpoolit dhe Swansea City./Lajmi.net/