ZYRTARE: Real Madrid konfirmon operimin e Ramosit

Klubi madrilien Los Blancos ka konfirmuar se Sergio Ramos është operuar me sukses gjatë ditës së sotme.

Sport

06/02/2021 14:07

Reprezentuesi spanjoll ka pasur probleme me lëndime këtë sezon dhe sot është njoftuar se ai është nënshtruar me sukses operacionit në gjurin e tij të majtë, shkruan lajmi.net.

“Operacioni u realizua nga Dr. Mauel Leyes, nën mbikëqyrjen e ekipit mjekësor të Real Madrid”, shkroi në njoftimin zyrtar të klubit.

Akoma nuk dihet se sa do të mungojë kapiteni i skuadrës, vetëm se është raportuar që rikuperimi i tij do të fillojë ditëve në vijim./Lajmi.net/