Zyrtare: Rashford vazhdon kontratën me “Djajtë e Kuq”

Sulmuesi i Kombëtares së Anglisë, Marcus Rashford ka vazhduar kontratën me Manchester United. Rashford ka firmosur deri në qershor të vitit 2028, shkruan Lajmi.net I rritur te “Djajtë e Kuq”, sulmuesi anglez ka bërë 359 paraqitje dhe ka shënuar 123 gola që prej se bëri debutmin e tij në vitin 2016. Ai e mbylli sezonin…

Sport

18/07/2023 18:11

Sulmuesi i Kombëtares së Anglisë, Marcus Rashford ka vazhduar kontratën me Manchester United.

Rashford ka firmosur deri në qershor të vitit 2028, shkruan Lajmi.net

I rritur te “Djajtë e Kuq”, sulmuesi anglez ka bërë 359 paraqitje dhe ka shënuar 123 gola që prej se bëri debutmin e tij në vitin 2016.

Ai e mbylli sezonin e kaluar në mënyrë fantastike, ku shënoi 30 gola.

“Unë iu bashkova Manchester Unitedit kur isha shtatë vjeçar. Është një ëndërr dhe i njëjti pasion. Krenari dhe vendosmëri për të pasur sukses”, ka thënë Rashford pasi firmosi kontratën e re./Lajmi.net/