ZYRTARE: Raphael Varane kompleton transferimin e tij tek Man Utd

Manchester United ka kompletuar më në fund transferimin e Raphael Varanes nga Real Madridi, para sfidës ndaj Leeds që e zhvillon në pak çaste.

Sport

14/08/2021 13:33

Raphael Varane bëhet blerja e dytë e klubit të ‘djajve’ pas transferimit të Jadon Sanchos nga Dortmund.

Francezi ka nënshkruar kontratë 4-vjeçare me klubin anglez, me opsion  vazhdimi edhe për një sezon tjetër.

28-vjeçari ka bërë një prezantim fantastik, duke ecur në Old Trafford teksa e prezanton fanelën në duar.