ZYRTARE: Nisterlooy trajner i skuadrës së njohur
Ruud van Nisterlooy do të largohet nga pozita e ndihmës-trajnerit në Holandë, për të kaluar te skuadra e PSV-së.

Sport
Nistelooy do të bëhet trajner i grupmoshave U17, U19 dhe ekipit të rezervistëve të të skuadrës PSV Eindhoven nga edicioni i radhës, përcjell Lajmi.net nga Goal.
Ish lojtari i Man Utd dhe Real Madrid nuk do ta rinovojë kontratën me Federatën Holandeze të Futbollit, që nënkupton se do të largohet në korrik të këtij viti, pas përfundimit të EURO 2016.
Kujtojmë që Holanda dështoi të kualifikohej në Kampionatin Europian që mbahet këtë vit në Francë.