Zyrtare: Newcastle kryen goditjen e madhe – firmos me Anthony Elanga
Newcastle United ka realizuar një nga transferimet më të bujshme të kësaj merkatoje verore, duke zyrtarizuar blerjen e sulmuesit suedez Anthony Elanga. 23-vjeçari ka nënshkruar një kontratë afatgjatë që do ta mbajë në “St James’ Park” deri në verën e vitit 2030. Për të siguruar shërbimet e Elangës, drejtuesit e klubit anglez kanë derdhur 55…

Sport
Newcastle United ka realizuar një nga transferimet më të bujshme të kësaj merkatoje verore, duke zyrtarizuar blerjen e sulmuesit suedez Anthony Elanga. 23-vjeçari ka nënshkruar një kontratë afatgjatë që do ta mbajë në “St James’ Park” deri në verën e vitit 2030.
Për të siguruar shërbimet e Elangës, drejtuesit e klubit anglez kanë derdhur 55 milionë euro në arkat e Nottingham Forest, duke e bërë këtë transferimin e dytë më të shtrenjtë në historinë e Newcastle-it. Kjo lëvizje tregon qartë ambiciet e trajnerit Eddie Howe, i cili synon të ndërtojë një skuadër edhe më të fortë dhe konkurruese për sezonin e ri në Premier League.
Elanga, i emocionuar pas prezantimit si lojtar i ri i “Magpies”, ka shprehur entuziazmin e tij për këtë kapitull të ri në karrierë:
“Jam shumë i lumtur dhe i emocionuar. Nottingham Forest ishte një kapitull i rëndësishëm për mua, kalova dy vite të mrekullueshme atje. Por tashmë është koha për një sfidë të re – Newcastle është një klub me kulturë të pasur dhe ambicie të madhe. Dua të jem pjesë e këtij rrugëtimi dhe mezi pres të filloj.”.
Nga ana tjetër, trajneri Howe nuk i ka kursyer lavdërimet për përforcimin e ri, duke theksuar se Elanga i përshtatet në mënyrë perfekte filozofisë së tij:
“Anthony është një lojtar që e kemi ndjekur prej kohësh. Ai ka gjithçka që kërkojmë: shpejtësi, energji, instinkt sulmues dhe dëshirë për të fituar. Ai do të na ndihmojë të jemi edhe më të rrezikshëm në fazën ofensive dhe mezi pres ta kemi në stërvitje.”.