ZYRTARE: Miratohet kërkesa e Arsenalit – shtyhet ndeshja e derbit të Londrës ndaj Tottenham
Është konfirmuar se ndeshja mes Arsenalit dhe Tottenhamit e paraparë të luhej të dielën nga ora 17:30, tani është shtyrë.
Sport
Kjo vjen pas kërkesës së Arsenalit për ta shtyrë ndeshjen pas mungesës së madhe të futbollistëve.
Megjithëse skuadrat nuk e kanë konfirmuar ende këtë, gazetari i besueshëm i ‘TheAthletic’, David Ornstein e ka konfirmuar lajmin.
? Understand #NorthLondonDerby has been postponed @TheAthleticUK #TOTARS #AFC #THFC https://t.co/kVQjqWW6Oy
— David Ornstein (@David_Ornstein) January 15, 2022
Raportohet se kjo nuk është pritur aspak mirë nga hierarkia e Tottenhamit të cilët ndihen të zemëruar me mendimin e shtyrjes së lojës dhe besojnë se aktualisht nuk ka një shpërthim të koronavirusit në Arsenal, thekson ‘SkySports’. /Lajmi.net/