Zyrtare: Milani transferon Antonellin

Skuadra e Milanit nuk po ndalet në merkaton e janarit, pasi ka arritur që në mënyrë zyrtare të transferojë është lojtarin e Genoas, Luca Atonellin.

Sport

02/02/2015 12:47

Milani ka konfirmuar në mënyrë zyrtare nëpërmjet faqes në internet, se ka arritur të transferojë lojtarin e Genoas, Luca Antonellin.

27 vjeçari ka nënshkruar kontratë me Milanin, që do ta mbajë atë në San Siro deri  në qershorin e vitit 2018.

Ai do të bartë fanellën me numrin 31 te skuadra Rosonere.

Përndryshe, Milani ka qenë mjaft aktiv gjatë janarit, pasi ka arritur të sigurojë shërbimet e Destros dhe Bocchetit.