ZYRTARE: Milan blen kartonin e plotë të Tonalit

AC Milan ka arritur marrëveshje për transferimin e mesfushorit të Brescia Sandro Tonali.

Sport

08/07/2021 16:28

Milan ka konfrimuar transferimin e Tonalit përmes një postimi në llogarinë e tyre në Twitter, transmeton lajmi.net.

Mesfushori ishte i huazuar te Rossonerët sezonin e kaluar nga Brescia, dhe tani Milan ka vendosur për blerjen përfundimtare të tij.

21-vjeçari ka nënshkruarë kontratë pesë-vjeçare që do ta mbajë atë në “San Siro” deri më 30 qershor 2026.

Italiani, sezonin e kaluar zhvilloi 37 paraqitje me fanellën e Milan në të gjitha garat, duke mos lënë shumë përshtypje por duket se drejtuesit e klubit italian janë të bindur në kualitetet e tij duke marrë parasysh moshën e tij të re dhe kanë vendosur ta transferojnë atë. /Lajmi.net/