Zyrtare: Mertens lojtari më i ri i Galatasaray

Dries Mertens është lojtari më i ri i Galatasaray. Lajmin e ka konfirmuar ekipi turk, me anë të një postimi, transmeton lajmi.net. Belgu kaloi në Galatasaray si një lojtar i lirë, pasi i skadoi kontrata me Napolin. Anësori ka nënshkruar kontratë njëvjeçare, me opsion për një vit shtesë. Ndërsa paga i tij thuhet të jetë…

Sport

06/08/2022 22:06

Dries Mertens është lojtari më i ri i Galatasaray.

Lajmin e ka konfirmuar ekipi turk, me anë të një postimi, transmeton lajmi.net.

Belgu kaloi në Galatasaray si një lojtar i lirë, pasi i skadoi kontrata me Napolin.

Anësori ka nënshkruar kontratë njëvjeçare, me opsion për një vit shtesë.

Ndërsa paga i tij thuhet të jetë 4 milionë euro për sezon./Lajmi.net/