Zyrtare: Merkatoja mbyllet me një transfer bombë, Enzo Fernancez nënshkruan me Manchester Cityn

Manchester City ka bërë zyrtar transferimin e Enzo Fernándezit, i cili largohet nga Chelsea pas më shumë se tre vitesh të kaluara në klubin londinez. Mesfushori argjentinas 25-vjeçar ka firmosur një marrëveshje pesëvjeçare me skuadrën e “Etihad Stadium”, duke u lidhur me Cityn deri në qershor të vitit 2031, transmeton lajmi.net. Fernández iu bashkua Chelsea-t…

Sport

02/09/2026 08:41

Manchester City ka bërë zyrtar transferimin e Enzo Fernándezit, i cili largohet nga Chelsea pas më shumë se tre vitesh të kaluara në klubin londinez.

Mesfushori argjentinas 25-vjeçar ka firmosur një marrëveshje pesëvjeçare me skuadrën e “Etihad Stadium”, duke u lidhur me Cityn deri në qershor të vitit 2031, transmeton lajmi.net.

Fernández iu bashkua Chelsea-t pas aventurave me Defensa y Justicia dhe River Plate në Argjentinë, përpara se të transferohej në Evropë te Benfica. Me klubin portugez, ai arriti të shpallej kampion i Portugalisë.

Gjatë qëndrimit në Londër, mesfushori u shndërrua në një prej figurave të rëndësishme të Chelsea-t dhe ishte pjesë e ekipit që triumfoi në Ligën e Konferencës dhe Kupën e Botës për Klube në vitin 2025.

Në arenën ndërkombëtare, Fernández ka një karrierë të suksesshme me Argjentinën. Ai ishte pjesë e skuadrës që fitoi Kupën e Botës në vitin 2022, ndërsa dy vite më vonë festoi edhe triumfin në Copa América.

Pas largimit nga Chelsea, Fernández nis një etapë të re në karrierën e tij, tashmë në radhët e Manchester Cityt, ku do të punojë nën drejtimin e trajnerit Enzo Maresca./lajmi.net/