Zyrtare: Marquinhos tek Arsenal

Arsenal ka bërë një lëvizje në kuadër të merkatos së verës.

Sport

13/06/2022 17:03

Skuadra londineze ka afruar në skuadër lojtarin e Sao Paulo, Marquinhos, transmeton lajmi.net.

Sulmuesi 19 vjeçar i është bashkuar skuadrës në një kontratë afatgjate.

Marcus Vinicius Oliveira Alencar është rritur në akademinë e Sao Paulo dhe bëri debutimin e tij në skuadrën e parë si 18 vjeçar.

Shuma për transferimin e lojtarit nuk është bërë e ditur në njoftimin e skuadrës. /Lajmi.net/