ZYRTARE: Llorente rinovon kontratën me Atletico Madridin

Marcus Llorente ka nënshkruar kontratën e re me klubin.

Sport

18/08/2021 22:03

Atletico Madrid ka arritur marrëveshje me Llorenten për vazhdimin e kontratës, shkruan lajmi.net.

Futbollisti kishte kontratë deri në vitin 2024, dhe tani e ka vazhduar atë edhe për tre vite të tjera që i bie që do të jetë te ekipi spanjoll deri në qershor të vitit 2027.

Mesfushori ka qenë njëri ndër futbollistët kyç në suksesin e Atleticos sezonin e kaluar në Spanjë, dhe kjo ka bërë që klubi ta shpërblej atë me kontratë të re.

26-vjeçari ishte fantastik sezonin e kaluar, duke realizuar 13 gola dhe 12 asistime në gjithësejtë 45 ndeshje në të gjitha garat.

Spanjolli në të kaluarën ishte pjesë e Alaves dhe Real Madridit ku nuk pati edhe shumë hapësira të shfaq potencialin e tij. /Lajmi.net/