Arrestohet një person në Rahovec, policia i gjen mbi 38 gramë marihuanë

Një person është arrestuar në Opterushë të Rahovecit, pasi gjatë kontrollit te i njëjti është gjetur substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 12 shtator rreth orës 21:10. “Është arrestuar i dyshuari m/k pasi që, tek i njëjti gjatë kontrollit është gjetur dhe konfiskuar…

Lajme

13/09/2026 08:54

Një person është arrestuar në Opterushë të Rahovecit, pasi gjatë kontrollit te i njëjti është gjetur substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 12 shtator rreth orës 21:10.

“Është arrestuar i dyshuari m/k pasi që, tek i njëjti gjatë kontrollit është gjetur dhe konfiskuar substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë prej 11.04 gram, një grinder dhe dy pako rizlla”, thuhet në raport.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit, policia ka gjetur dhe konfiskuar edhe 27 gramë substancë të dyshuar të llojit marihuanë.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Lajmi.net/