Shtiu me armë në dyert e një shtëpie në Livoç, arrestohet i dyshuari – i gjenden 93 fishekë

Një person është arrestuar në Livoç të Ulët të Gjilanit, pasi dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në dyert e shtëpisë së një personi. Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 12 shtator rreth orës 19:40. “Është arrestuar i dyshuari m/k, pasi që, i njëjti ka shtënë me armë zjarri…

Lajme

13/09/2026 08:46

Një person është arrestuar në Livoç të Ulët të Gjilanit, pasi dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në dyert e shtëpisë së një personi.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 12 shtator rreth orës 19:40.

“Është arrestuar i dyshuari m/k, pasi që, i njëjti ka shtënë me armë zjarri në dyert e shtëpisë së viktimës m/k”, thuhet në raport.

Policia ka kryer kontroll në shtëpinë e të dyshuarit, ku ka gjetur dhe sekuestruar një armë të kalibrit 7.62 mm, një karikator, 93 fishekë dhe dy gëzhoja.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Lajmi.net/