Vdekje e dyshimtë në Ferizaj, viktima gjendet pa shenja jete me dyshime për dhunë fizike
Një rast i vdekjes së dyshimtë është raportuar mbrëmë në Ferizaj, ku një person është gjetur pa shenja jete. Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, njësiti policor ka dalë në vendin e ngjarjes së bashku me ekipin mjekësor, pas pranimit të informatës për rastin. “…ku është gjetur pa shenja jete viktima m/k, në trupin…
Lajme
Një rast i vdekjes së dyshimtë është raportuar mbrëmë në Ferizaj, ku një person është gjetur pa shenja jete.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, njësiti policor ka dalë në vendin e ngjarjes së bashku me ekipin mjekësor, pas pranimit të informatës për rastin.
“…ku është gjetur pa shenja jete viktima m/k, në trupin e të cilit dyshohet se kishte shenja të dhunës fizike”, thuhet në raport.
Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.
Ndërkohë, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Rasti është duke u hetuar si “Hetim mbi vdekjen”. /Lajmi.net/