ZYRTARE: Lëndohet prapë Ramos, pëson lëndim muskulor

Real Madrid ka konfirmuar që kapiteni Sergio Ramos ka pësuar lëndim.

Sport

01/04/2021 14:28

Spanjolli pavarësisht që u aktivizua ndaj Kosovës për disa minuta, ka pësuar lëndim muskulor, transmeton lajmi.net.

Komunikata e plotë e “Los Blancos“:

Pas testeve të bëra në kapitenin Sergio Ramos, ai u diagnostikua me lëndim muskulor në këmbën e majtë”, shkruhet në komunikatë.

Nuk dihet data kur do rikthehet spanjolli, por do jetë mungesë e madhe për madrilenët duke marrë parasysh se fundi i edicionit është afër./Lajmi.net/