ZYRTARE: Konfirmohet shkëmbimi mes Juventusit dhe Man City

Juventus ka konfirmuar nënshkrimin e Felix Correia nga Manchester City, me sulmuesin Pablo Moreno që kalon në skuadrën tjetër si pjesë e një marrëveshje shkëmbimi.

Sport

01/07/2020 08:07

Moreno bashkohet me Manchester Cityn në një marrëveshje katër vjeçare dhe do të arrijë në klubin e Premierligës në fillimin e dritares së transferimit.

Correia, ndërkohë, ka nënshkruar një kontratë pesë-vjeçare me kampionët shumëvjeçarë italianë, e cila do ta mbajë atë me Juventusin deri në qershor 2025, transmeton lajmi.net.

Moreno ka luajtur për dy sezone me Juventusin U23, derisa vetëm dy vite më parë erdhi nga La Masia.

Kurse Correia erdhi vetëm verën e kaluar te City, teksa ishte duke luajtur për ekipin portugez Sporting U21, anipse kishe më pak vite. /Lajmi.net/