“Një komb, një zë, një qëndresë”, shqiptarët në Graz brohorasin njëzëri për UÇK-në

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Arian Tahiri, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, duke shprehur mbështetjen e tij për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe çlirimtarët. Tahiri ka publikuar pamje nga një tubim i shqiptarëve në Graz të Austrisë, duke theksuar pjesëmarrjen e shqiptarëve në mbështetje të UÇK-së. “Një komb, një zë, një…

Lajme

27/09/2026 13:39

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Arian Tahiri, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, duke shprehur mbështetjen e tij për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe çlirimtarët.

Tahiri ka publikuar pamje nga një tubim i shqiptarëve në Graz të Austrisë, duke theksuar pjesëmarrjen e shqiptarëve në mbështetje të UÇK-së.

“Një komb, një zë, një qëndresë! Në Graz të Austrisë, ashtu si në mbarë Evropën dhe në të gjitha trojet shqiptare, shqiptarët bashkë për UÇK-në dhe çlirimtarët tanë! UÇK-ja përgjithmonë!”, ka shkruar Tahiri.

Përmes një video të postuar, diaspora shqiptare pos tjerash dëgjohej duke brohoritur njëzëri për UÇK-në.