ZYRTARE: Klubet angleze që u bënë pjesë e Superligës do të paguajnë dëmshpërblim

Federata e Futbollit të Anglisë dhe Premierliga kanë bërë të ditur që klubet angleze që ishin pjesë e Superligës do të paguajnë një dëmshpërblim.

Sport

09/06/2021 17:02

Federata e Futbollit të Anglisë dhe Premierliga kanë bërë të ditur që gjashtë klubet angleze, Tottenham, Chelsea, Arsenal, Man City, Man Utd, dhe Liverpooli do të paguajnë një dëmshpërblim si “shenjë e vullnetit të mirë”, transmeton lajmi.net.

Ato kolektivisht do të paguajnë një shumë prej 22 milionë funtesh që do të dhurohet si lloj investimi për komunitetin dhe organizimet amatore të futbollit në Angli.

Më tej, klubet janë pajtuar se nëse një gjë e ngjajshme ndodh, atëherë do të përballen me heqje të 30 pikësh nga liga dhe një shumë prej 25 milionë funtesh dënim nga secila./Lajmi.net/