ZYRTARE: Juventus transferon mbrojtësin e njohur

Juventus ka zyrtarizuar transferimin e Crisian Romero nga Genoa.

Sport

12/07/2019 20:36

‘Zonja e Vjetër’ përmes një komunikate ka bërë të ditur se ka arritur marrëveshje me Genoan, për transferimin e mbrojtësit 21 vjeçar.

Romero ka nënshkruar kontratë tri vjeçare me Juventusin, ndërsa menjëherë është rikthyer te Genoa si i huazuar për edicionin e ardhshëm.

21 vjeçari te Genoa ishte transferuar në vitin 2018 nga Belgrano.

Romero gjithashtu ka edhe shtatë paraqitje për Argjentinën U21./Lajmi.net/