Zyrtare: Inzaghi rinovon kontratën deri në vitin 2024
Simone Inzaghi ka rinovuar kontratën deri në vitin 2024 me Interin.
Sport
Lajmin e konfirmoi vetë faqja e klubit, përmes një postimi në rrjetin social, Twitter.
Ndonëse nuk arriti ta fitojë titullin kampion në sezonin e parë të tij si trajner i “Zikaltërve”, klubi ka besim të plotë në të, transmeton lajmi.net.
Inter + Inzaghi = 2️⃣0️⃣2️⃣4️⃣?️#ForzaInter #IMInter pic.twitter.com/5jptCa1N73
— Inter (@Inter) June 21, 2022
Gjithsesi, ky sezon nuk kaloi pa asnjë trofe për Interin, pasi triumfuan në Kupën e Italisë dhe në Superkupë.
Mbetet të shihet nëse tri herë kampionët evropianë do të jenë konkurrues për titull në sezonin e ardhshëm. /Lajmi.net/