ZYRTARE: Hoti, Shabani dhe Tolaj transferohen tek Prishtina

Prishtina ka njoftuar se ka përfunduar transferimin e tre lojtarëve.

Sport

12/06/2021 15:20

Fjala bëhet për Xhevdet Shabanin i cili pas përfundimit të aventurës tek Drita, tani do të vazhdojë karrierën tek Prishtina, shkruan lajmi.net.

Transferimi i dytë është Mendurim Hoti nga Feronikeli dhe Bleart Tolaj nga Hajduku i Splitit.

Hoti luan pozitën e anësorit të majtë, ndërsa Xhevdet Shabani luan në anën e sulmit në pozitën e djathtë.

Ndërsa Tolaj ka luajtur pozitën e sulmuesit qëndror në Hajduk.

Prishtina e ka bërë zyrtar transferimin përmes llogarisë zyrtare të klubit në Facebook./Lajmi.net/