Zyrtare: Gjokoviq bie nga froni, Andy Murray NUMËR 1 në botë

Andy Murray ka siguruar finalen e turneut të Parisit pa ndeshje, për të fituar vendin e parë në ranglistën botërore të tenisit.

Sport

05/11/2016 16:42

Britaniku kaloi në finale pa ndeshje të zhvilluar, pas lëndimit të tenistit kanadez Milosh Raoniq, me të cilin kishte për t’u përballur në gjysmëfinale, shkruan lajmi.net.

Kalimi në finale i siguron vendin e parë Murrayt në ranglistën botërore të tenisit, dhe njëherit zbret nga froni tenisin serb Novak Gjokoviç, pas 122 javësh.

Murray nga dita e hënë edhe zyrtarisht do ta merr vendin e parë në tenis, për t’u bërë britaniku i parë që arrin këtë sukses.

di-smds

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6.